Tragjedi në futboll: Ndërron jetë në moshën 25-vjeçare ylli i Afrikës së Jugut, Jayden Adams
Bota e futbollit është tronditur nga një lajm i hidhur. Mesfushori i Mamelodi Sundowns, Jayden Adams, ka ndërruar jetë në moshën 25-vjeçare, vetëm pak javë pasi përfaqësoi Afrikën e Jugut në Kupën e Botës 2026, sipas raportimeve të mediave.
Adams ishte një nga titullarët e skuadrës së Afrikës së Jugut në dy ndeshjet e para të turneut botëror, duke lënë gjurmë në paraqitjen e tij me kombëtaren.
Futbollisti kishte regjistruar nëntë paraqitje me fanellën e Afrikës së Jugut dhe konsiderohej një nga talentet më premtues të futbollit afrikan.
Vetëm pak orë para se lajmi tragjik të bëhej publik, Adams kishte shpërndarë në rrjetet sociale një fotografi me partneren e tij, Aqueelah. Ajo kishte publikuar më herët një moment të tyre së bashku, duke e bërë edhe më të dhimbshme lajmin për ndarjen e tij nga jeta.
Vdekja e papritur e Jayden Adams ka shkaktuar trishtim të madh te tifozët, bashkëlojtarët dhe komuniteti i futbollit në Afrikën e Jugut dhe më gjerë.
Be First to Comment