Skip to content

“PO SHKATËRROHEN FAMILJET” / TRONDIT DETEKTIVJA: JA ÇPO JU BËJNË STUDENTET SHQIPTARE BURRAVE TË MARTUAR

Fenomeni i lidhjeve të vajzave të reja me burra të martuar dhe financiarisht të fuqishëm po kthehet në një shqetësim serioz shoqëror në Shqipëri. Në nje emision gazetarja Linda Pano ngriti alarmin për një trend që po përhapet me shpejtësi mes studentëve shqiptarë.

“Shoh gjithnjë e më shumë vajza të reja që nuk e kanë aspak problem të hyjnë në mes të një martese. Për to, një burrë i stabilizuar ekonomikisht është më i përshtatshëm sesa një djalë që do ta nisë jetën nga zero bashkë me to. Rrjetet sociale e kanë normalizuar këtë fenomen,” tha Pano.

Deklaratës së saj i shtohet edhe opinioni i detektives private Shkënda Lili, e cila prej vitesh merret me raste tradhtish dhe prishje martesash. “Dashuri nuk ka. Është thjesht interes. Shoh vajza të reja që nuk kanë punuar asnjë ditë, por i sheh të veshura me marka luksoze, duke lëvizur me makina të shtrenjta. Pyetja është kush e financon këtë? Përgjigjja është gjithmonë e njëjtë: një burrë më i madh në moshë, i martuar dhe i pasur,” theksoi Lili.

Published inE pazakontëShqipëri

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *