Skip to content

Ngjarja që tronditi Fierin, trajtim psikiatrik për njërën nga vajzat e dyshuara

Rasti i dhunës ndaj të miturës në Fier, gjykata cakton masat e sigurisë për tre të dyshuarat

Gjykata e Fierit ka vendosur masat e sigurisë ndaj tre të miturave të dyshuara për përfshirje në rastin e dhunës ndaj një vajze të mitur, pamjet e së cilës u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale.

Sipas vendimit të gjykatës, ndaj të miturës M.R. është caktuar masa e “shtrimit të përkohshëm në një institucion psikiatrik”. Ndërkohë, për L.L. është vendosur masa e “arrestit me burg”, ndërsa për K.G. masa e “arrestit në shtëpi”.

Prokuroria e Fierit njoftoi se të treja po hetohen për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, të parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal, e kryer në bashkëpunim.

Rasti ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik, pasi pamjet e incidentit u publikuan në rrjetet sociale dhe ngjallën debat të gjerë mbi dhunën mes të miturve dhe përgjegjësinë ligjore të autorëve.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *