Skip to content

Babë e bir dhe dy 20-vjeçarë të vdekur permes aksidentit në Maqedoninë e Veriut

Tragjedi në Maqedoninë e Veriut: Katër persona humbin jetën në një përplasje të rëndë mes një kamioni dhe një BMW-je

Një aksident tragjik ka ndodhur në rrugën Radishan–Mirkovcë, në afërsi të Shkupit, ku katër persona kanë humbur jetën pas një përplasjeje frontale mes një kamioni me targa të Kosovës dhe një veture tip BMW me targa të Shkupit.

Sipas autoriteteve, viktimat janë identifikuar si Riste Velkov (51 vjeç), djali i tij A.V. (20 vjeç), si dhe dy të rinjtë P.M. (20 vjeç) dhe M.GJ. (20 vjeç). Të katërt ndodheshin në automjetin BMW në momentin e aksidentit.

Nga hetimet paraprake rezulton se drejtuesi i kamionit, B.B. (76 vjeç), dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit, me gjasë si pasojë e lodhjes. Kamioni ka kaluar mbi barrierën ndarëse të rrugës dhe ka hyrë në korsinë e kundërt, ku është përplasur ballë për ballë me veturën.

Përplasja ka qenë tepër e fuqishme, ndërsa BMW-ja është përfshirë menjëherë nga flakët. Automjeti është shkatërruar pothuajse plotësisht, duke vështirësuar identifikimin e viktimave, proces që u realizua vetëm pas disa orësh nga ekipet e mjekësisë ligjore.

Autoritetet në Maqedoninë e Veriut vijojnë hetimet dhe ekzaminimet teknike për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e aksidentit tragjik.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *