Një skandal i rëndë ka shpërthyer në Turqi, pasi një kalë kampion garash rezultoi se ishte therur dhe mishi i tij ishte shërbyer pa dijeninë e qytetarëve në një mensë publike të administruar nga bashkia.
Ngjarja ka ndodhur në distriktin Yeni?ehir, në provincën Mersin, ku një qytetar zbuloi një objekt të pazakontë në porcionin e tij të kavurmës, një pjatë tradicionale turke me mish të skuqur. Hetimet e mëvonshme zbuluan se objekti ishte mikroçipi i një kali garash katërvjeçar, i quajtur Smart Latch.
Be First to Comment