Kjo shumë është menduar të mbulojë shpenzimet bazë për rreth një javë, si ushqime apo ilaçe, në rast se pagesat elektronike nuk funksionojnë.
A keni para kesh që do t’ju mbulonin në rast se bie sistemi dhe nuk punojnë bankomatet apo kartelat e kreditit? Bankat evropiane po u dërgojnë rekomandime qytetarëve që të mos mbështeten shumë te sistemet digjitale dhe të mbajnë para kesh për raste lufte ose krizash.
Në kushtet e rritjes së tensioneve gjeopolitike dhe situatave të mundshme krizë, Banka Qendrore Suedeze (Riskbank) u ka bërë apel qytetarëve të saj që të mos mbështeten tepër te bankingu digjital dhe të mbajnë të paktën 1.000 korona suedeze (rreth 90-100 euro) për „ditë të vështira“.
Sipas tyre, paratë do t’u hyjnë në punë qytetarëve në situata krizash, si sulmet kibernetike, ndërprerja e pagesave, lufta apo defektet e mëdha teknike. Rekomandimet janë që çdo familje të mbajë mënjanë nga 100 euro për çdo anëtar të rritur të familjes.
Kjo shumë është e destinuar për të mbuluar shpenzimet bazë për rreth një javë, si ushqime ose barna, nëse pagesat elektronike nuk funksionojnë, transmeton “Maski Magazin“.
Sipas sqarimeve në mediat suedeze, rekomandimet vijnë pasi Suedia është një nga vendet më të digjitalizuara në botë, kështu që sistemi mund të jetë i ndjeshëm nëse ndodh një sulm kibernetik apo një ndërprerje e papritur e energjisë elektrike.

Be First to Comment