TENSIONE NË RAJON: Vuçiç akuzon Shqipërinë, Kroacinë dhe Kosovën – paralajmëron për konflikt të mundshëm. Kjo deklarat e çuditshme e Vuçiq, nuk është e para, ai në vazhdimësi ka tentuar të tensionoj situatën.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vučić, ka ngritur akuza të forta ndaj Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës, duke pretenduar se këto vende po bashkëpunojnë për të përgatitur një sulm kundër Serbisë.
Duke folur në televizionin RTS, Vuçiç deklaroi se, sipas tij, ekziston një koordinim mes këtyre vendeve, të cilat janë pjesë e NATO-s (përfshirë Shqipërinë dhe Kroacinë), dhe Kosovës.
“Sipas vlerësimit tim, ata po formojnë një aleancë për të na sulmuar. Po presin momentin e një konflikti të madh mes Evropës dhe Rusisë, si dhe tensione më të mëdha në Lindjen e Mesme. Besoj se synojnë të shfrytëzojnë një moment kur bota do të jetë në kaos,” u shpreh Vuçiç.
Serbia përmend kapacitete ushtarake
Në të njëjtën deklaratë, ai theksoi se Serbia disponon me raketa balistike hipersonike të tipit SM-400, të afta për të goditur objektiva në distanca prej 200 deri në 400 kilometra.
Megjithatë, Vuçiç shtoi se vendi do të vazhdojë bashkëpunimin me NATO-n, por do të ruajë politikën e neutralitetit ushtarak dhe nuk ka në plan t’i bashkohet aleancës.
Paralajmërime për stabilitetin rajonal
Presidenti serb theksoi se Serbia është mjaftueshëm e fortë për të ndjekur kursin e saj politik dhe ushtarak.
Ai rikujtoi gjithashtu se një vit më parë, Beogradi e kishte cilësuar deklaratën e përbashkët të Shqipërisë, Kroacisë dhe Kosovës si provokim dhe kërcënim për stabilitetin në rajon.
Sipas tij, tensionet globale po rriten dhe gjithnjë e më shumë po bëhet e dukshme mundësia e një konflikti më të gjerë mes Evropës dhe Rusisë.
