Skip to content

Vjen përgjigja e SHBA pasi Irani bllokoi sërish Hormuzin

Irani do ta ndalë trafikun e anijeve të naftës nëpër Ngushticën e Hormuzit, pasi Izraeli e sulmoi Libanin, raportoi agjencia gjysmëzyrtare iraniane e lajmeve, “Fars”, transmeton televizioni CNN.

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, tha më herët se Libani është i përfshirë në armëpushimin mes Izraelit, Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, por ushtria izraelite tha se sulmet ndaj Hezbollahut në Liban do të vazhdojnë.

Izraeli sot i kreu ato që i quajti sulmet më të mëdha në Liban që nga fillimi i luftës.

Agjencia “Fars” raportoi se dy anije me naftë janë lejuar që të kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit që nga hyrja në fuqi e armëpushimit.

Lufta amerikano-izraelite kundër Iranit e kishte ndalur pothuajse tërësisht trafikun detar nëpër Ngushticën e Hormuzit, rrugë e rëndësishme detare nëpër të cilën kalonte rreth 20 për qind e sasisë globale të naftës para luftës. Qindra anije tani janë në pritje në dy anët e ngushticës.

Published inBota

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *