Skip to content

USHTRIA E SERBISE NË KUFI ME KOSOVEN, STËRVITJE ME HELIKOPTERE

Një stërvitje ushtarake e pazakontë u zhvillua gjatë orëve të mëngjesit nga ushtria e Serbisë pranë vijës kufitare me Kosovën, duke shkaktuar shqetësim tek banorët e zonës në brendësi të Kosovës, raporton KosovaPress.

Gjatë stërvitjes, një helikopter lëshoi rreth 6 parashutistë në zonën e Breznicës, ndërsa helikopteri tjetër ka vazhduar drejt Muhovcit dhe Karaqevës, ku janë lëshuar parashutistë të tjerë.

Sipas burimeve nga policia kufitare e Kosovës, dy helikopterë kanë qarkulluar në këtë hapësirë, duke bërë disa xhiro përgjatë kufirit, ndërsa një banor tha se helikopterët kanë hyrë edhe në territorin e Kosovës.

Policët thanë se një aktivitet i tillë pranë kufirit është i jo i zakonshëm dhe nuk është zhvilluar më parë.

Banorët shprehën shqetësim për zhurmat e helikopterëve dhe lëvizjet në ajër, duke krijuar pasiguri dhe frikë tek ata.

 

Published inKosovëSerbi

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *