TURQIA NË BOTËROR PAS 24 VITESH – E pabesueshme sa miliona euro do të fitoj.
Kombëtarja e Turqisë ka siguruar kualifikimin në Kupën e Botës 2026, pasi mposhti Kosovën me rezultat 1-0 në finalen e “play-off”-it të kualifikueseve evropiane, shkruan topm1.net
Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërsa goli vendimtar u shënua nga Kerem Aktürkoğlu në minutën e 53-të. Takimi u drejtua nga arbitri anglez Michael Oliver, i asistuar nga Stuart Burt dhe James Mainwaring.
PAS 24 VITESH, TURQIA KTHEHET NË BOTËROR
Me këtë fitore, Turqia rikthehet në Kupën e Botës për herë të parë pas 24 vitesh. Paraqitja e fundit e saj në një Botëror ishte në vitin 2002, kur turneu u organizua në Korenë e Jugut dhe Japoni, ku arriti një sukses historik duke u renditur në vendin e tretë.
Në total, kjo do të jetë hera e tretë që Turqia merr pjesë në një Kupë Bote. Ajo ishte kualifikuar edhe në vitet 1950, 1954 dhe 2002, por nuk mori pjesë në turneun e vitit 1950 në Brazil për shkak të rrethanave të kohës.
SA DO TË FITOJË TURQIA NGA FIFA?
Përveç suksesit sportiv, Turqia do të përfitojë edhe financiarisht nga ky kualifikim. FIFA ka parashikuar një fond total prej 727 milionë dollarësh për Kupën e Botës 2026, që është rreth 50 për qind më shumë krahasuar me Botërorin e vitit 2022 në Katar.
Edhe pse shuma e saktë që do të marrë Turqia varet nga faza deri ku do të arrijë në turne, pjesëmarrja në Botëror garanton një shpërblim të konsiderueshëm për çdo kombëtare.

Be First to Comment