Sun. Apr 19th, 2026

Sulm me dron ndaj kompleksit të madh të naftës n Abu Dhabi

Zjarri shpërthen në kompleksin industrial Ruwais pas një sulmi me dron.

Një sulm me dron shkaktoi zjarr në nje nga objektet e kompleksit industrial Ruwais në Abu

Dhabi, njoftoi zyra e mediave e qeverisë së emiratit.

Autoritetet thanë se ekipet e emergjences reaguan

menjëherë për t vënë situatën nën kontroll dhe se nga incidenti nuk ka persona të lënduar.

Kompleksi Ruwais strehon një pjesë të operacioneve te Abu Dhabi National Oil Company

(ADNOC) dhe konsiderohet një nga qendrat më të medha ne bote per rafinimin e naftes dhe industrinë petrokimike n një vend të vetëm.

Objektet n këtë kompleks kanë kapacitet të

perpunojnë deri në 922 mije fuçi naftë në dite dhe

shërbejnë si qendra kryesore për operacionet

industriale dhe kimike të Abu Dhabi-t, përfshire prodhimin e plehrave kimike dhe gazrave industriale.

Sulmi eshte nje nga incidentet me te fundit qe kane ne shenjester infrastrukturen energjetike te vendeve aleate te Shteteve të Bashkuara në Gjirin Persik,në një kohë kur tensionet në rajon mbeten të larta.

By N K

Related Post