Në disa pamje që po qarkullojnë në mediat sociale, të publikuara edhe nga mediumi prestigjioz Al Jazeera thuhet se shihet një projektil që goditi zonën qendrore të Izraelit.
Si pasojë, sipas përshkrimit të videos, ky sulm ka shkaktuar një shpërthim të madh.
Sulmi vjen pasi Irani ka thënë se do të vazhdojë të “kundërpërgjigjet” ndaj sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit.
Që nga fillimi i luftës së SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit, përveç dëmeve materiale, janë raportuar edhe disa të vdekur në Izrael.

