Skip to content

SHBA lëshon pe – pranon njërën kërkesë të Iranit, ja cilën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rënë dakord të lirojnë fondet e ngrira iraniane që mbahen në Katar dhe në banka të tjera të huaja.

Këtë e raportoi “Reuters”, duke u thirrur në një burim të lartë iranian.

Burimi, i cili nuk deshi të identifikohej për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, e ka përshëndetur këtë hap si shenjë të “seriozitetit” në arritjen e një marrëveshjeje me SHBA-të në bisedimet në Islamabad.

Sipas “Reuters”, Shtetet e Bashkuara ende nuk kanë dhënë ndonjë koment publik për këtë çështje.

Thuhet se lirimi i fondeve është “i lidhur drejtpërdrejt me sigurimin e kalimit të sigurt përmes Ngushticës së Hormuzit”.

Bisedimet në Islamabad kanë filluar sot, ndërsa delegacionet e të dy vendeve kanë mbërritur herët në mëngjes.

Pritet që Ngushtica e Hormuzit të jetë një nga çështjet kryesore në negociatat mes SHBA-së dhe Iranit.

Published inAktuale

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *