Skip to content

REAGON HARADINAJ, I ÇON “SELAMË” KORAB BAJGORËS

Kryetari i Aleances per Ardhmërinë e

Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me rastin e qytetarit Korab Bajgora, i cili përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Facebook ka ofenduar dhe kërcënuar rëndë atë dhe familjen e tij.

Gjatë një interviste në Dukagjin, moderatori Ermal Panduri bëri të ditur se i dyshuari merret me shitjen e kollomoqit.

Duke komentuar rastin, Haradinaj u shpreh se kushdo që shkel ligjin do te perballet me pasojat.

“Kushdo, të gjithë do ta marrin ndëshkimin që u takon, goftë nga ligji apo nga Zoti. Askush nuk eshtë mbi ketë dhe”, deklaroi ai, transmeton Indeksonline.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore n Pejë ka bërë kërkesë per caktimin e masës së paraburgimit ndaj Korab Bajgorës, nën dyshimin për veprën penale te kercenimit ndaj ish-kryeministrit, njëherësh liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj dhe familjes së tij.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i

Prokurorisë Themelore n Pejë,

Shkodran Nikçi.

 

Published inKosovë

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *