Qeveria Kurti u dha mijëra euro mediave serbe në Kosovë
“Këtyre po u laget fyti nga ata që tashmë vetë po e ndjejnë tharjen e fytit, sepse buxheti i shtetit me ne është nga qytetarët, për qytetarët, pa dallim, e kurrsesi, asnjëherë, dedikuar mujësharëve e sejmenëve të tyre”, thoshte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Dyfish mashtrim këto deklarata të kryeministrit.
Dhe për dy arsye të thjeshta.
E para: Qeveria që ai drejton, viteve të fundit ka financuar me para të taksapaguesve media serbe që funksionojnë në Kosovë.
Dokumentet zyrtare që ka siguruar VOX Kosova, tregojnë se në vitin 2022, Zyra e Kryeministrit Kurti u dha para disa portaleve e radiove serbe me bazë në Kosovë.
Pra, para të shtetit për media që, në rastin më të mirë, janë të paqarta në funksion, e në rastin më të keq shtyjnë narrativën e Beogradit.
Dhe e dyta: Veç brenda një viti, partia që drejtohet nga Kurti u dha 120 mijë euro mediave të preferuara kosovare.
Në fund, paradoksi është i qartë: Financohen media serbe, ndërsa sulmohen ato kosovare që nuk i binden pushtetit.
VIDEO:https://youtu.be/BNrWoYakm5w?si=pD5uXrAAzJkxzfMq

Be First to Comment