Tue. Apr 21st, 2026

Përmbysje në minutat e fundit/ SHBA dhe Irani drejtë marrëveshjes? Ja çfarë po ndodh realisht

Kryeministri i Pakistanit i kërkon Trump-it shtyrje të afatit për Iranin me dy javë

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, i ka bërë thirrje Donald Trump që të shtyjë me dy javë afatin për arritjen e një marrëveshjeje me Iranin dhe njëkohësisht t’i kërkojë Teheranit hapjen e Ngushticës së Hormuzit gjatë kësaj periudhe.

Ai theksoi se përpjekjet aktuale diplomatike janë premtuese dhe duhet të vazhdojnë, duke shtuar se ato “kanë potencial të çojnë në rezultate të rëndësishme në të ardhmen e afërt”, sipas një postimi të tij në rrjetin X.

“Për t’i dhënë mundësi diplomacisë të ndjekë rrugën e saj, e inkurajoj fuqishëm presidentin Trump që ta shtyjë afatin për dy javë”, ka deklaruar Sharif.

Ndërkohë, Irani “po e shqyrton pozitivisht” propozimin e Pakistanit për shtyrjen e ultimatumit dhe hapjen e ngushticës, sipas raportimit të Reuters, që citon një zyrtar të lartë iranian.

White House njoftoi se presidenti Trump është informuar për propozimin për një armëpushim dyjavor nga ana e Sharif, me qëllim vazhdimin e negociatave diplomatike mes SHBA-së dhe Iranit, duke shtuar se “do të ketë një përgjigje”.

“Presidenti është në dijeni të propozimit dhe përgjigjja do të vijë”, deklaroi zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt për CNN.

Nga ana tjetër, presidenti Trump ka bërë të ditur se SHBA-të janë në “negociata të ashpra” lidhur me konfliktin me Iranin, duke refuzuar të japë detaje.

“Nuk mund t’ju tregoj, sepse aktualisht jemi në negociata të forta”, tha Trump në një intervistë telefonike për Fox News.

Ai shtoi se së shpejti do të informohet plotësisht për propozimin e Sharif për armëpushim dyjavor, duke e cilësuar kryeministrin pakistanez si një “njeri shumë të respektuar kudo”

By N K

Related Post