Tue. Apr 21st, 2026

Pasi i shpëtoi burgut, Belinda Balluku fal gjynahet Natën e Kadrit

Screenshot

Pas një periudhe të vështirë politike dhe juridike, ish-zëvendëskryeministrja shqiptare Belinda Balluku duket se ka gjetur një mënyrë të re për të rikthyer paqen shpirtërore në vend: faljen e gjynaheve gjatë natës së Kadrit.

Në një foto që po bën xhiron e rrjetit, “Zonja e Hekurt” e rrugëve dhe infrastrukturës shfaqet në një iftar për Natën e Kadrit, me një qëndrim aq të përulur, saqë edhe tenderat e rrugëve duken sikur kanë kërkuar ndjesë për veten e tyre.

Thuhet se Balluku është lutur që prokurorët të kenë “shikim të dobët” siç janë shpesh vijëzimet e rrugëve të reja që fshihen pas dy javësh.

Pas kësaj, pritet që çdo akuzë e mundshme të konsiderohet thjesht si një “provokim i shejtanit” ose një sprovë për durimin e saj prej ministreje.

Pyetja që mbetet: A do t’i pranohen gjynahet Belindës? Kjo mbetet në dorë të Zotit.

By N K

Related Post