Bashkimi Europian hyn në një fazë të re të kontrollit kufitar duke nisur nga 11 prilli 2026 zbatimin e plotë të sistemit Entry Exit (EES), një mekanizëm që ndryshoi rrënjësisht mënyrën se si regjistrohen hyrjet dhe daljet në territorin e vendeve Schengen për qytetarët jashtë BE, përfshirë edhe shqiptarët.
Ky sistem i ri i jep fund praktikës së vulosjes së pasaportave dhe e zëvendëson atë me një regjistrim tërësisht elektronik. Në momentin që një qytetar kalon kufirin, autoritetet do të regjistrojnë të dhënat e tij në sistem, përfshirë datën e hyrjes dhe daljes, si dhe të dhëna biometrike si fotografia e fytyrës dhe gjurmët e gishtave
Zbatimi i plotë vjen pas një periudhe disa mujore testimi dhe aplikimi gradual, gjatë së cilës vendet anëtare kanë futur në përdorim pjesë të ndryshme të sistemit. Tashmë, nga prilli, EES do të jetë funksional në të gjitha pikat kufitare të 29 vendeve që janë pjesë e zonës Schengen, duke krijuar një databazë të unifikuar për lëvizjet e udhëtarëve.

Be First to Comment