Skip to content

Në këtë vend çmimi naftës kushton vetëm 1.21€ litra

Të dhënat e fundit për çmimet e karburanteve në disa vende të Evropës tregojnë dallime të ndjeshme mes shteteve, si për naftën ashtu edhe për benzinën, shkruab Gazeta Minuti.

Sipas këtyre të dhënave, çmimi i naftës në Kroaci është 1.87 euro për litër, në Hungari 1.67 euro dhe në Slloveni 1.77 euro. Ndërkohë, Holanda regjistron një nga çmimet më të larta me 2.59 euro për litër.

Në anën tjetër, Malta rezulton me çmimin më të ulët të naftës, ku një litër kushton vetëm 1.21 euro, duke u dalluar dukshëm nga vendet e tjera.

Sa i përket benzinës, çmimet janë disi më të ulëta, me Kroacinë në 1.68 euro, Hungarinë në 1.57 euro dhe Slloveninë në 1.61 euro për litër, ndërsa Holanda mbetet sërish ndër më të shtrenjtat me 2.36 euro.

Këto diferenca të çmimeve reflektojnë politikat fiskale dhe tregjet e ndryshme energjetike në vendet evropiane.

Published inAktuale

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *