Skip to content

Lajmi i fundit/ Bordi ndryshon çmimet e karburantëve: Ja sa do kushtojë nafta dhe benzina!

Bordi i Transparencës ka njoftuar çmimet e reja të karburanteve në vend, duke ulur naftën dhe benzinën.

Bordi ka vendosur uljen e çmimit të naftës me 10 lekë, 210 lekë për litër nga 220 lekë për litër që ishte një ditë më parë.

Po ashtu, ulet edhe benzina në 173 lekë/ litër nga 181 lekë për litër një ditë më parë.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot në orën 14:30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit.

Sipas njoftimit, çmimet aktuale janë nën kufirin e përcaktuar nga Akti Normativ, çka do të thotë se akciza do të aplikohet në nivel të plotë 100%.

Published inAktuale

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *