“Kërkoj falje për këtë paraqitje në vigjilje të festës së madhe, por ndjej obligim dhe përgjegjësi ta informoj opinionin publik se si Qeveri po e ndjekim vazhdimisht gjendjen në tregjet energjetike dhe po bëjmë analiza tona.
Përveç analizave, janë përfshirë edhe llogaritjet me qëllim që në kohë t’i parashikojmë lëvizjet e çmimeve të naftës dizel dhe benzinës. Sipas këtyre llogaritjeve që i kemi bërë gjatë ditës së djeshme, pasi u mbyllën bursat dhe pasi u analizuan lëvizjet e çmimeve të naftës dhe derivateve të saj gjatë javës së kaluar, kemi bërë kalkulime dhe mbi bazën e tyre presim që në seancën e ardhshme të Komisionit Rregullator për Energjetikë të merret vendim për ulje të çmimeve të karburanteve.
Eurodizeli dhe benzina Eurosuper 95 dhe 98 pritet të ulen për 1.5 denarë, ndërsa dizeli për 2.5 denarë.
Sipas këtyre llogaritjeve, çmimi maksimal i Eurosuper 95 duhet të jetë 82 denarë për litër, pa përfshirë zbritjen prej dy denarësh që ‘OKTA’ u jep klientëve të saj. Eurosuper 98 duhet të jetë 84 denarë për litër, gjithashtu pa zbritjen prej dy denarësh që e ofron ‘OKTA’ për partnerët e saj. Dizeli, i cili pritet të ulet për 2.5 denarë, duhet të jetë 95.5 denarë për litër, pa përfshirë tre denarët që i jep ‘OKTA’.
Kryeministri Mickoski theksoi se edhe javën e ardhshme do të vazhdojnë masat aktuale, përkatësisht ulja e TVSH-së nga 18 në 10% dhe akcizat, në varësi të lëvizjeve të bursave.”

Be First to Comment