Lideri suprem i Iran, Mojtaba Khamenei, sipas disa raportimeve mediatike, thuhet se është transferuar në mënyrë urgjente dhe të fshehtë në Moskë, në Rusi.
Sipas raportimeve, ai dyshohet se është dërguar me një avion ushtarak rus për trajtim mjekësor pas plagëve që mund të ketë marrë gjatë sulmeve ajrore dhe për shkak të situatës së rënduar të sigurisë në Iran. Thuhet se operacioni mjekësor është kryer në një objekt të sigurisë së lartë në Moskë dhe se ndërhyrja ka qenë e suksesshme, megjithëse këto informacione nuk janë konfirmuar zyrtarisht. 
Këto lajme kanë nxitur shumë spekulime në rrjetet sociale, pasi lideri i ri iranian nuk është shfaqur publikisht që nga emërimi i tij në krye të vendit pas vrasjes së babait të tij, ish-liderit suprem Ali Khamenei. 
Nëse konfirmohet, një zhvillim i tillë mund të ketë ndikim të madh në situatën gjeopolitike dhe në konfliktin e vazhdueshëm mes Iranit, Shtetet e Bashkuara dhe Izrael.

Be First to Comment