Skip to content

Kosova dhe Gjermania firmosin marrëveshje 81 milionë euro – ja ku do të investohen

Ministria e Financave dhe Banka Gjermane për Zhvillim (KfW), kanë nënshkruar sot marrëveshje në vlerë prej 81 milionë euro, me qëllim avancimin e reformave dhe përshpejtimin e tranzicionit energjetik në Kosovë.Sipas njoftimit zyrtar të Qeverisë, paketa përfshin kredi prej 80 milionë euro dhe grant prej 1 milion euro, të cilat do të mbështesin drejtpërdrejt zbatimin e reformave në sektorin e energjisë, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian dhe Komunitetit të Energjisë.

Ministri i Financave, Hekuran Murati theksoi se kjo mbështetje do të kontribuojë në modernizimin e kornizës ligjore dhe rritjen e fleksibilitetit të tregut të energjisë elektrike, duke mundësuar integrimin e mëtejmë në tregjet rajonale dhe evropiane, si dhe duke nxitur investimet në burimet e ripërtëritshme të energjisë.

Published inKosovë

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *