Skip to content

Ja anija e cilit vend kaloj pa problem e para në ngushticën e Hormuzit

Zhvillime të reja nga Ngushtica e Hormuzit, një nga arteriet më të rëndësishme për energjinë globale.

Ministri i Transportit i Turqi, Abdulkadir Uraloglu, ka bërë të ditur se një anije e dytë turke ka arritur të kalojë ngushticën, në një kohë kur tensionet në rajon mbeten të larta.

Sipas tij, në momentin e shpërthimit të konfliktit ndodheshin 15 anije turke në zonë, por deri tani vetëm dy prej tyre kanë arritur të kalojnë. Kalimi është bërë i mundur falë përpjekjeve diplomatike dhe lidhjeve tregtare me Iran.

Dy anijet që kanë kaluar janë “Rozana” dhe “Neraki”, ndërsa pjesa tjetër vijon të mbetet e bllokuar ose në pritje të përmirësimit të situatës.

Autoritetet turke po bashkëpunojnë me Ministrinë e Jashtme për të siguruar kalimin edhe të anijeve të tjera, ndërkohë që disa prej tyre kanë zgjedhur të mos lëvizin për shkak të rrezikut.

Ndërkohë, sipas të dhënave ndërkombëtare, edhe anije të tjera nga kompani europiane dhe aziatike kanë arritur të kalojnë së fundmi, për herë të parë që nga kufizimet e vendosura nga Irani.

Bllokimi i kësaj rruge detare pas tensioneve mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit ka ndikuar drejtpërdrejt në tregjet globale, duke rritur çmimet e naftës dhe gazit.

Published inAktuale

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *