Sun. Apr 19th, 2026

Gjermania Ndryshon Rregullat Për Ata Që E Kanë Rrogën E Madhe. Ja Çfar Parashihet

Paga mesatare vjetore bruto e punëtorëve me orar të plotë në Gjermania vitin e kaluar është rritur për 1,907 euro. Duke përfshirë të gjitha pagesat shtesë, gjysma e punëtorëve me orar të plotë kanë fituar të paktën 54,066 euro bruto në vit, sipas të dhënave të Entit të Statistikave, shkruan “Fenix”.

Dhjetë për qind e më të paguarve kanë fituar të paktën 100,719 euro në vit, raportojnë mediat gjermane. Ndërsa më të pasurit, që përbëjnë vetëm një për qind të punëtorëve me orar të plotë, fitojnë 219,110 euro në vit ose më shumë. Në këtë grup përfshihen, për shembull, pilotë dhe menaxherë.

Kur dikush konsiderohet i pasur në Gjermani varet nga faktorë të ndryshëm. Paga nuk është gjithçka – pasuria luan një rol edhe më të rëndësishëm. Sipas mediave gjermane, ata që kanë nga 100,000 deri në një milion euro në llogaritë bankare konsiderohen “të pasur” në botën financiare.

Me një milion euro, një person ka vlerë të lartë neto dhe zyrtarisht konsiderohet “i pasur”. Ndërsa ata me më shumë se 30 milionë euro pasuri hyjnë në kategorinë e super të pasurve.

Sipas të dhënave të Entit të Statistikave, disa sektorë kanë më shumë gjasa të kenë të ardhura të larta. Në vitin 2025, sektori i energjisë ka shënuar pagën mesatare më të lartë prej 77,522 euro, i ndjekur nga sektori financiar dhe ai i sigurimeve me 76,594 euro. Ndërkohë, hoteleria, bujqësia, pylltaria dhe peshkimi kanë pasur pagat më të ulëta mesatare, përkatësisht 35,545 dhe 35,689 euro bruto.

Sipas hulumtimit, pagat kanë qenë dukshëm më të ulëta në Gjermaninë Lindore. Paga mesatare në landët lindore (pa përfshirë Berlinin) ka qenë 46,013 euro, që është 9,422 euro më pak krahasuar me Gjermaninë Perëndimore.

By N K

Related Post