Në Gjermania po hapet gjithnjë e më shumë debat për heqjen e TVSH-së për një pjesë të ushqimeve, ndërsa paralelisht po shqyrtohet mundësia e rritjes së taksave për produktet luksoze. Ky valë i ri reagimesh vjen pas rritjes së çmimeve të energjisë dhe ushqimit, që ka shtuar presionin ndaj qeverisë për të ndërmarrë masa në mbrojtje të qytetarëve.
Sipas propozimeve që po shtyhen nga pjesë të SPD, në normë zero të TVSH-së mund të përfshihen produkte si fruta, perime, produkte të qumështit, mish, bukë, makarona, oriz, vezë dhe ujë. Aktualisht në Gjermani aplikohet një normë standarde e TVSH-së prej 19%, ndërsa për disa produkte ushqimore zbatohet norma e reduktuar prej 7%.
Mbështetje për këtë ide ka dhënë edhe Konfederata Gjermane e Sindikatave. Kryetarja e saj, Yasmin Fahimi, vlerësoi se ulja e TVSH-së në zero për ushqimet do të ishte një sinjal i fortë, veçanërisht për familjet me të ardhura më të ulëta, dhe propozoi që masa të financohet përmes rritjes së taksave për mallrat luksoze si orët e shtrenjta, jahtet, bizhuteritë dhe makinat luksoze.
Në debat është përfshirë edhe Jens Spahn nga CDU, i cili gjithashtu është shprehur pro uljes së TVSH-së për produktet bazë ushqimore.
Megjithatë, për momentin bëhet fjalë për presion politik dhe debat publik, dhe jo për një masë të miratuar nga qeveria, çka do të thotë se Gjermania ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për këtë ndryshim fiskal.

Be First to Comment