Sun. Apr 19th, 2026

E RENDE! Sulm i tmerrshem mbi posten ushtarake, plagoset djali i Ministrit te rendesishem

Hezbollahu godet me raketë postën plagoset djali i ministrit të Financave!

Tetë ushtarë izraelitë u plagosën nga sulmi pranë kufirit me Libanin; pesë prej tyre në gjendje të rëndë.

 

Sipas ushtrisë izraelite, mes tre të plagosurve lehtë ndodhet edhe djali i ministrit të Financave të Izraelit, Bezalel Smotrich.

Lajmi u raportua nga media izraelite Ynet.

Të plagosurit u transportuan për trajtim në Qendrën Mjekësore Galilee në qytetin Nahariya. Autoritetet mjekësore bëjnë të ditur se pesë nga ushtarët e plagosur ndodhen në gjendje të rëndë.

Ushtria izraelite po heton rrethanat e sulmit, ndërsa incidenti ndodh në një periudhë tensionesh të vazhdueshme përgjatë kufirit Izrael–Liban.

By N K

Related Post