Mon. Apr 20th, 2026

E besuara e Trump në Athinë i shkon natën Ramës në zyrë, mesazhi misterioz që anashkalon ambasadën në Tiranë

Screenshot

Një vizitë misterioze është regjistruar mbrëmjen e të mërkurës në Kryeministri.

Në ambientet e godinës është parë të hyjë Kimberly Guilfoyle, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Athinë, e cila është pritur që në hyrje nga kryeministri Rama, shkruan TV Klan.

Ajo që e bën edhe më interesante këtë takim është fakti se Guilfoyle nuk konsiderohet thjesht një ambasadore e SHBA-ve në një vend fqinj, por ajo është një nga njerëzit më të besuar të presidentit amerikan Donald Trump.

Për një periudhë të gjatë ajo ka bashkëjetuar me djalin e presidentit, Donald Trump Jr., dhe prej vitesh njihet si një nga figurat kyçe të rrethit të ngushtë të Trump në politikën amerikane.

Vizita e ambasadores Guilfoyle në Kryeministri nuk është njoftuar zyrtarisht dhe Kryeministria nuk pranoi ta komentojë takimin.

As Ambasada Amerikane nuk ka bërë ndonjë njoftim zyrtar për këtë vizitë.

By N K

Related Post