Tuzlla edhe një herë ka dëshmuar mikpritjen e ngrohtë për kombëtaren e Kosovës në hendboll (meshkujt).
Javën e kaluar (19 mars) u luajt ndeshja e parë kualifikuese mes Bosnjës dhe kombëtares së Kosovës, por ajo çka u pa në tribuna, i ka shokuar serbët dhe reagojnë si pula pa kokë.
Mediumi serb “Veçernj Novosti” ka shkruar me nervozizëm ndaj boshnjakëve.
“Tifozët boshnjakë të mbledhur në grupin “Fanatikosi” bënë sikur nuk dëgjuan faktin se Bosnja dhe Hercegovina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.
Duke sfiduar këtë, ata shpalosën një pankartë të madhe “Mirë se vini lojtarë të Kosovës së pavarur” në një ndeshje hendbolli në Tuzëll, e zhvilluar në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror të hendbollit.


Be First to Comment