Hoxha nga Kosova, Behar Mjekiqi, ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me rolin e Iran në konfliktet në Lindjen e Mesme. Duke folur në Kanal 10, ai tha se Irani është një nga shkaktarët kryesorë të trazirave dhe vrasjeve në disa vende të rajonit.
Sipas tij, ndikimi i Iranit ka qenë i madh në konflikte si ato në Yemen dhe Syria, ku – siç u shpreh ai – janë krijuar organizata që kanë sjellë dhunë dhe dëme të mëdha.
Mjekiqi theksoi se për këtë çështje flet edhe nga përvoja personale, pasi ka studiuar për një kohë në Jemen.
“Unë kam studiuar në Jemen dhe pikërisht këtë shtet e ka shkatërruar Irani. Regjimi atje duhet të rrënohet. Duhet të çohet i madh e i vogël që të rrëzohet ai regjim”, është shprehur ai gjatë intervistës.
Deklarata e tij ka nxitur reagime dhe diskutime në rrjetet sociale, për shkak të gjuhës së ashpër dhe qëndrimit të tij ndaj politikave të Iranit në rajon.

Be First to Comment