Sun. Apr 19th, 2026

BE jep 40 mijë bileta falas për udhëtim në Evropë, ja kush mund të aplikojë

Screenshot

Komisioni Evropian po shpërndan sërish më shumë se 40.000 bileta falas për të rinjtë 18-vjeçarë për të udhëtuar me tren nëpër Evropë.

Të rinjtë mund të aplikojnë gjatë dy javëve të ardhshme, ndërsa të drejtë aplikimi kanë edhe të rinjtë nga Maqedonia.
Këtë herë, të drejtë aplikimi kanë të gjithë ata që kanë lindur nga 1 korriku 2007 deri më 30 qershor 2008. Aplikimi mund të bëhet edhe para se të mbushin 18 vjeç, por pjesëmarrësit duhet të jenë madhorë para fillimit të udhëtimit.

Të rinjtë mund të aplikojnë deri më 22 prill në mesditë përmes Portalit Evropian të të Rinjve, individualisht ose në grup deri në pesë persona. Pas kësaj, duhet të plotësojnë një kuiz të shkurtër për njohuritë rreth BE-së dhe një pyetje vlerësuese.

Komisioni dhe Agjencia Ekzekutive për Arsimin dhe Kulturën në Evropë do t’i shqyrtojnë aplikimet, ndërsa çdo vit organizohen dy raunde aplikimi.
Fituesit do të kenë mundësi të udhëtojnë falas me tren nëpër BE nga 1 korriku 2026 deri më 30 shtator 2027. Udhëtimi mund të zgjasë deri në 30 ditë, nga të cilat maksimumi shtatë ditë janë ditë udhëtimi me tren.

Që nga fillimi i këtij programi, sipas të dhënave të BE-së, mbi 1.9 milionë të rinj kanë aplikuar, ndërsa rreth 431.931 prej tyre kanë fituar bileta.

By N K

Related Post