Por, sikur të mos mjaftonte me kaq, terrori për qytetarët shqiptarë nuk ka përfunduar. Burime për Euronews Albania kanë bërë të ditur se udhëtarët janë përballur me mungesë informacioni dhe neglizhence në aeroportin e Torinos.
Ndonëse atyre u është premtuar se do të transportoheshin me autobus drejt Gjenovës, deri më tani nuk kanë pasur asnjë përgjigje konkrete. Në pamjet e mëposhtme shihet teksa pasagjerët qëndrojnë në grupe, duke kërkuar sqarime dhe zgjidhje për të vijuar udhëtimin për në destinacionin e tyre përfundimtar./

Be First to Comment