Konspiracionisti dhe teoricieni i njohur, Alfred Cako ka dhënë së fundmi disa parashikime për zhvillimet e brendshme në Partinë Socialiste dhe për skenarin politik që mund të ndodhë në vend deri në vitin 2027. Sipas tij, ndryshimet nuk lidhen vetëm me ekzekutivin aktual, por edhe me përgatitjen e terrenit për pasardhësit brenda partisë.
Cako thekson se goditjet që po i bëhen zv/kryeminitres Belinda Balluku nuk duhet interpretuar vetëm si një përpjekje politike e zakonshme, por si një lëvizje për të hapur rrugën për një kryeministre femër, të cilën Edi Rama e ka përmendur gjatë fushatës së fundit zgjedhore. Ai argumenton se ndryshimet në strukturat e PS-së dhe pozicionet e brendshme po bëhen sipas një strategjie të qartë.
