Skip to content

A E Keni Ditur Që Qabja Është Mbyllur 5 Herë!. Ja Kur Dhe Pse

1. Herën e parë në vitin 575:

Në ngjarjen e elefantit, ku mbreti Abraha vendosi të shembë Qaben, por Allahu me Madhështinë e Tij i dërgoi zogjtë Ebabil duke i shfarosur me gurë prej sixhili (llavë vullkani). Banorët e braktisën Qaben nga frika.

2. Herën e dytë ka qenë në vitin 75 të hixhrit:

Haxhaxh Eth-Thekafiu e ka sulmuar sahabiun Abdullah Ibn Zubejr për ta anuluar kryengritjen ndaj tij. Ushtria e Haxhaxhit dëmtoi edhe një pjesë të Qabes. Ato ditë u anulua Umreja dhe namazi farz.

3. Herën e tretë në vitin 317 të hixhrit:

Në këtë vit Al-Karamita sulmoi Qaben në kohë Haxhi. Nga sulmi i tyre pati dhjetra mijëra të vrarë dhe të plagosur. Shkatëruan derën e Qabes, dhe vodhën mbulesën e saj, poashtu morën edhe gurin e zi të Qabes dhe e transportuan në shtetet e tyre. Mbeti atje për 22 vite derisa muslimanët e rikthyen në Mekë.

4. Hera e katërt ka ndodhur me 20 Nëntor 1979:

Xhuhejman Al Utejbi ka qenë një person i cili u vetëshpall si “Mehdiu” i shumëpritur. Ai se bashku me 200 persona kanë rrethuar Qaben duke pretenduar se janë ushtria e tij. Shteti i Arabisë Saudite mori situatën nën kontroll dhe gjendja shkoi në normalitet.

5. Rasti i pestë në Shkurt të vitit 2020:

U mbyll vizita e Umres për të shmangur përhapjen e virusit Korona.

Nga Resul Ibishi

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *