Turqia ka “ndëshkuar diplomatikisht” kryeministrin shqiptar Edi Rama, duke i kërkuar të braktisë menjëherë idenë për krijimin e “Shtetit Bektashi” në Shqipëri, një projekt që i besuari i presidentit turk, Recep Erdogan, Fuat Oktay e ka quajtur “të çuditshëm” dhe potencialisht “provokues për harmoninë fetare”. Në Tiranë mbërriti këtë të hënë një delegacion i Asamblesë së Madhe turke, i udhëhequr nga Oktay, njeriu i besuar i presidentit Erdogan, i cili zhvilloi një takim me kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, dhe deputetë të Komisionit të Jashtëm, duke dërguar një mesazh të prerë: kërcënimi për të mos ecur përpara me projektin Bektashi është real
Por kërkesat turke nuk ndalen këtu: vendi fqinj kërkon edhe goditje të fuqishme ndaj institucioneve me lidhje me Fondacionin Gylen, duke kërkuar mbylljen e çdo segmenti të mundshëm të lëvizjes FETO në territorin shqiptar. Tensioni shtohet edhe më tej për shkak se Shqipëria ka kontrastuar me politikat e Turqisë në çështjet e Lindjes së Mesme, duke mbështetur Izraelin përkundër qëndrimit kritik të Ankarasë ndaj “gjenocidit në Gaza”. Ky zhvillim dominohet nga një atmosferë të lartë presioni: Ankara sheh Ramën si fajtori kryesor që përdor propagandën dhe mashtrimet për të promovuar projektin me jehonë ndërkombëtare. Në këtë skenar, Rama përballet me një konflikt të rëndë ndërmjet ambicies së tij për të krijuar një Shtet Bektashi të veçantë dhe nevojës për të mbajtur aleancën strategjike me Turqinë.
Ky është pothuajse një “ultimatum diplomatik”: ose Shqipëria heq dorë nga ky projekt, ose rrezikon përkeqësimin drastik të marrëdhënieve me Ankaranë dhe jo vetëm për fetë, por për të gjithë orientimin strategjik ballkanik. Por a do guxojë Rama ta sfidojë “sulltanin Erdogan”? Apo do të pranojë presionin e një force që kërkon përcaktim të qartë të rolit të Shqipërisë në rajon? Kjo mbetet të shihet, ndërkohë që referuar kësaj situate, duke qarrtë se “sulltani” turk Erdogan është qejfmbetur me mashtrimet e kryeministrit shqiptar, ku kryesorja është goditja e gylenistëve, gjë që Rama nuk e ka përmbushur.
Detajet
Konkretisht Turqia duket se nuk është shumë e kënaqur me qëndrimet dhe politikat e kryeministrit Edi Rama në raport me të. Edhe pse Rama e ka deklaruar se e ka “vëlla” Erdoganin, në fakt, kur vjen puna te kërkesat e tij, nuk është treguar korrekt dhe, kjo gjë duket se ka krijuar qejfmbetje në Ankara. Këtë të hënë ishte në Tiranë një delegacion nga Asambleja e Madhe e Turqisë, i drejtuar nga Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme, Fuat Oktay. Ata kanë pasur një takim me kryetaren e Kuvendit, Elisa Spiropali, si dhe me një grup deputetësh nga Komisioni i Punëve të Jashtme. Edhe pse Kuvendi vendosi të nxjerrë një deklaratë formale për këtë takim, ai që ka dhënë më shumë detaje ka qenë deputeti Kreshnik Çollaku, i pranishëm në takim.