Skip to content

Kryeministër, merreni parasysh mendimin tim të lirë

Opozita ka për qëllim që ta lërë fajtor koalicionin tuaj për moszgjedhjen e presidentit, në mënyrë që t’i bindë votuesit dhe të shkojë në zgjedhje me propagandën: “Ne kërkuam marrëveshje, por Kurti nuk deshi.”

Edhe sikur të ju thuash opozitës “ejani dhe merrni çfarë dëshironi”, jam i bindur se ata nuk do ta pranojn oferten tuaj derisa ti e mban vendin e kryeministerit.

Beogradi dhe opozita do ta vazhdojnë bojkotin së bashku, me qëllimin e vetëm që të shkojnë në zgjedhje, të fitojnë dhe ta kapin postin e kryeministrit, si dhe t’i realizojnë marrëveshjet e dikurshme të nënshkruara dhe të votuara në parlament.

Marrëveshje këto që e kanë çuar Kosovën deri në shpërbërje.

Së dyti, është miratimi i ligjit për konfiskimin e pasurisë, i cili i ka trembur multimilionerët opozitarë.

Së treti, opozitës i duhen me çdo kusht zgjedhje të reja, me qëllim që këto zgjedhje t’u sjellin fitore për të kapur postin e kryeministrit, aty ku qëndron “thesi i parave”.

Prandaj nuk janë të kënaqur me asnjë marrëveshje tjetër, përveç kapjes së kryeministrit dhe ministrit të drejtësisë, aty ku mendojnë se mund të ndalojnë përfitimin e pasurisë së paligjshme dhe t’i jetësojnë marrëveshjet e Hashimit dhe të Isës.

Këto marrëveshje tashmë dihen: Zajednica me kompetenca ekzekutive, ekstraterritorialiteti i manastireve dhe shumë dame tjera që i janë bërë atdheut.

Kjo opozitë e ka Listën e Beogradit si “gjoker”; sa herë që i duhet për të bllokuar institucionet, ata janë të gatshëm t’i shërbejnë opozitës dhe Beogradit.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *