Mbrëmjen e sotme nis sezoni i ri i “Big Brother VIP Kosova”, dhe si çdo vit, në rrjet kanë qarkulluar shumë emra të mundshëm që pritet t’i bashkohen formatit.
Ndër ta, po përflitet se edhe çifti i dashur për publikun, Marjani dhe Pranvera, do të hyjnë në shtëpi si banorë të rinj.
Lajmi është zbuluar nga vetë Pranvera përmes një videoje në TikTok, duke shtuar edhe më shumë kureshtjen e ndjekësve.
Çfarë kanë përgatitur dyshja për këtë sezon dhe si do të jetë dinamika e tyre brenda shtëpisë, mbetet ta zbulojmë sonte, duke filluar nga ora 21:00.
@pranviio A kemi me e pase perkrahjen tuaj ne kete BigBrother?😍 #pranveramarjan #bbvk4