Një burrë nga India ka tronditur mjekët dhe rrjetet sociale pasi u zgjua një mëngjes me flokë të gjatë deri në shpinë, ndonëse një ditë më parë ishte tullac prej vitesh.
Rajesh Kumar, 43 vjeç, thotë se shkoi në shtrat pa asnjë ndryshim, por në mëngjes gjeti veten me flokë të gjata, të dendura dhe të zeza si qymyri. “Mendova që po ëndërroja. U çova, pashë pasqyrën, dhe s’u besoja syve!” – tregon ai.
Mjekët nuk kanë gjetur ende një shpjegim shkencor, ndërsa disa ekspertë sugjerojnë mundësinë e një mutacioni të rrallë biologjik. Ndërkohë, disa përdorues në internet pretendojnë se ai ka përdorur “eliksirin e flokëve të gjatë”, një recetë popullore e moçme.