Shqipëria ka shkruar mbrem një faqe të re dhe të artë në historinë e futbollit shqiptar, duke siguruar zyrtarisht kualifikimin në playoff të Kupës së Botës 2026, pas fitores vendimtare 0–1 në transfertë ndaj Andorrës një sfidë ku fitorja ishte e panegociueshme.
Heroi i ndeshjes ishte Kristjan Asllani, i cili në minutën e 67-të dërgoi topin në rrjetë me një goditje të saktë brenda zonës, pas një pasimi fantastik nga Myrto Uzuni. Aksioni ishte shembullor i ndërtuar me qetësi, presion të vazhdueshëm dhe vendimmarrje perfekte
duke ndezur entuziazmin e lojtarëve dhe mijëra tifozëve shqiptarë.
Formacioni i drejtuar nga Silvinjo dominoi lojën nga minuta e parë deri në të fundit, kontrolloi ritmin dhe nuk lejoi asnjë rrezik të panevojshëm, duke treguar disiplinë, organizim dhe besim të plotë në objektivin e madh.
Falë këtij trepikëshi jetik, Shqipëria siguron matematikisht vendin në playoff dhe i bashkohet skuadrave që do të luftojnë për një vend historik në Kupën e Botës 2026.
Një arritje madhështore, plotësisht e merituar, që mbush me krenari çdo zemër shqiptare. 🇦🇱❤️