Skip to content

Ekskluzive: A do të rikthehet Kaderi në “BBVK”?

Ish-banoria e “Big Brother VIP Kosova”, Kader Kicaj, vazhdon të mbetet një nga emrat më të komentuar të showbizit, pavarësisht kohës që ka kaluar nga largimi i saj nga shtëpia më e famshme në vend.

Me një bazë të madhe ndjekësish dhe influencë të fortë në rrjetet sociale, çdo veprim i saj kthehet menjëherë në lajm.

Së fundmi, burimet tona kanë raportuar se Kaderi ka marrë një ftesë të re për t’u ribashkuar me formatin e “Big Brother”-it.

Ky zhvillim ka ngjallur reagime të menjëhershme, sidomos tek fansat që e mbështetën fuqishëm gjatë pjesëmarrjes së saj të parë. Megjithatë, ende nuk ka asnjë konfirmim nëse ajo e ka pranuar apo jo ftesën.

Vendimi i Kaderit mund të rezultojë një nga surprizat më të mëdha të ditëve në vijim, pasi rikthimi i një figure kaq të komentuar pritet të sillte dinamika krejtësisht të reja brenda formatit.

A do ta shohim Kader Kicajn sërish në shtëpinë e BBVK?
Publiku tashmë po pret me padurim përgjigjen e saj.

Published inUncategorized