Pas muajsh pritjeje dhe thashethemesh, më në fund është zyrtare: “Big Brother VIP Kosova” starton më 17 nëntor 2025!
Lajmi u konfirmua nga faqet zyrtare të Klan Kosova dhe BBVIP Kosova, të cilat publikuan një video promovuese që ndezi rrjetin. Në promo, shfaqen dy persona ulur përballë njëri-tjetrit në një ambient të errët, mes tymi dhe drite të zbehtë — një skenë misterioze që ka ngritur alarmin e kureshtjes për formatin dhe personazhet që do të futen këtë vit në shtëpinë më të famshme në Kosovë.
Ky sezon pritet të sjellë risi të mëdha, surpriza në kast dhe një koncept tërësisht të ndryshëm. Burime pranë produksionit thonë se edicioni i ri do të jetë “më emocional, më i fortë dhe më i paparashikueshëm se kurrë më parë.”