Pesë komuna në Kosovë janë duke u përballur me bllokimin e llogarive të tyre bankare, duke rrezikuar seriozisht funksionimin e rregullt të institucioneve lokale dhe ofrimin e shërbimeve për qytetarët.
Për këtë, kryetari i Asociacionit Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, në një deklaratë për KosovaPress thekson se problemi qëndron tek niveli qendror që nuk po konsultohet me komunat për “mjetet që po ua merr”.