🔔 Zgjohesh, merr telefonin, shikon Instagramin apo TikTok-un, pastaj ngrihesh për të filluar ditën…
Ky duket si një zakon i pafajshëm, por sipas ekspertëve të shëndetit mendor, është një nga gabimet më të zakonshme që ndikon negativisht në energjinë dhe mirëqenien tonë gjatë ditës.
🧠 Psikologët thonë:
“Kur truri sapo zgjohet, është në një gjendje të ndjeshme dhe të hapur. Nëse kontakti i parë është një ekran i ndritshëm dhe rrjete sociale, ai menjëherë kalon në modalitet stresi dhe krahasimi.”
📉 Pasojat që ndodhin brenda 15 minutave të para pasi zgjohesh:
- Rritje e nivelit të kortizolit (hormoni i stresit)
- Truri kalon në kaos informacioni – fokus i dobët gjithë ditën
- Shumë njerëz ndihen të lodhur dhe të shpërqendruar, edhe pse kanë fjetur mjaftueshëm
- Fillon dita me krahasime, presion social dhe ndjenja inferioriteti
✅ Çfarë duhet të bësh menjëherë pas zgjimit?
Psikologët dhe trajnerët e shëndetit sugjerojnë:
- Pije një gotë ujë të ngrohtë
- Shtrihu 1 minutë me sy mbyllur dhe merr frymë thellë
- Bëj 5 minuta lëvizje ose shtriqje të lehtë
- Vendose telefonin në “flight mode” për 15 minutat e para
- Bëj një mëngjes të lehtë ose vetëm pi kafen duke parë nga dritarja
💬 “Nëse kontrollon botën jashtë përpara se të kontrollosh veten – ke humbur ditën që në fillim.” – thotë një trajner motivimi në Prishtinë.
📲 Shpërndaje këtë lajm – ndoshta do ndihmosh dikë që çdo mëngjes ndihet pa arsye i rraskapitur!