Skip to content

“AJO QE SYTE E MI PANE” – XHENSILA MYRTEZAJ RRËFEHET MES LOTËSH PËR NDARJEN NGA BES KALLAKU

Prezantuesja e njohur Arbana Osmani ka nisur një projekt të ri televiziv, ku ka mbledhur disa nga emrat më të njohur të showbiz-it shqiptar dhe jo vetëm.

Një nga rrëfimet që pritet të tërheqë më shumë vëmendje është ai i këngëtares Xhensila Myrtezaj, e cila flet për herë të parë hapur për ndarjen nga aktori dhe moderatori Bes Kallaku.

Në një fragment të shkurtër nga intervista, këngëtarja shfaqet e emocionuar dhe mes lotësh thotë:
“Asaj martese përpara se të ndodhte ajo që sytë e mi panë.”

Detajet e plota të kësaj historie pritet të zbulohen në episodin e plotë të emisionit, i cili transmetohet në YouTube.

Ndërkohë, pas ndarjes, si Xhensila ashtu edhe Bes Kallaku kanë sjellë projekte muzikore ku fansat kanë vënë re edhe disa “thumbime” të ndërsjella përmes teksteve të këngëve.

Pjesë e këtij projekti të ri të Arbanës janë edhe disa figura të njohura të showbiz-it dhe jetës publike si Ylli Limani, Olta Gixhari, Emina Çunmulaj, Behxhet Pacolli, Alketa Vejsiu dhe Ermal Mamaqi.

Në realizimin e projektit është përfshirë edhe partneri i saj, regjisori Eduart Grishaj

Published inShowbizzShqipëri

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *