Irani realizoi sot një sulm mbi bazën ajrore amerikane Al-Unaid në Katar, ku janë të stacionuara forca të shumta amerikane dhe të NATO-s. Autoritetet në Katar konfirmuan sulmin ndaj bazës Al-Udeid duke thënë se ishte një “shkelje flagrante”, ndërsa vendi i Gjirit ka mbyllur përkohësisht hapësirën ajrore.
Pas sulmit iranian me rreth 10 raketa ndaj katarit, është ngritur alarmi tek vendet e Gjirit. Raportohet se avionët luftarakë amerikanë të stacionuar në bazën ajrore “Prince Sultan” në Arabinë Saudite janë ngritur në ajër.
Sakaq, qeveria e Katarit thotë se të gjitha raketat iraniane u interceptuan dhe nuk u raportuan viktima apo dëme, ndërsa mediat e Katarit raportojnë se sistemet e mbrojtjes ajrore arritën të interceptonin dhe shkatërronin 9 nga 10 raketat e lëshuara nga Irani drejt bazës Al Udeid.
Katari ngre mundësinë e kundërsulmit ndaj Iranit, pasi thotë se mbrojtja ajrore ka interceptuar të gjitha raketat iraniane. Po ashtu zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Katarit, Majed Al Ansari shkroi në ‘X’ se vendi i tij po mendon mundësinë e kundërsulmit ndaj Iranit.
“Ne pohojmë se Katari rezervon të drejtën për t’u përgjigjur drejtpërdrejt në një mënyrë ekuivalente me natyrën dhe shkallën e këtij agresioni të paturp, në përputhje me ligjin ndërkombëtar”, tha Majed Al Ansari.