Gazetari dhe analisti i njohur kosovar, Valon Syla, është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimet për dhunë në familje. Arrestimi i tij ka ndodhur gjatë ditës së sotme dhe është konfirmuar nga burime brenda organit të rendit.
Sipas informacioneve paraprake, ndaj Sylës është ngritur një kallëzim për ushtrim dhune brenda rrethit familjar. Autoritetet janë duke zhvilluar hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësinë ligjore.
Policia e Kosovës ende nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare lidhur me rastin, ndërsa pritet që gjatë orëve në vijim të ketë më shumë detaje rreth veprimeve të mëtejshme hetimore.
Valon Syla është një figurë e njohur publike në Kosovë, i cili ka qenë aktiv në debatet politike dhe sociale përmes emisioneve televizive dhe rrjeteve sociale. Deri në përfundim të hetimeve dhe vendimin përfundimtar të gjykatës, ai konsiderohet i pafajshëm.