Një incident i pakëndshëm ka ndodhur në hotelin Diamar Suites në zonën turistike të Shkëmbit të Kavajës. Administratori ka kontaktuar me redaksinë dhe denoncon dy turistë shqiptarë nga Kosova të identifikuar si Anita Shala dhe Visar Krasniqi. Këta dy të fundit bëhet me dije se kanë dëmtuar një televizor të hotelit në fjalë, në dhomën ku kanë qëndruar për dy netë dhe janë larguar pa dhënë një shpjegim apo dëmshpërblim