Ikballe Huduti është përfolur prej kohësh si një nga banoret e mundshme të BBVK4.
Këtë e konfirmoi edhe moderatori Alaudin Hamiti para pak minutash, duke bërë të ditur se ajo kishte rënë dakord të bëhej pjesë e këtij edicioni.
Megjithatë, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të bashkëshortit, i cili po trajtohet në QKUK, Ikballja ka anuluar hyrjen e saj për sonte.
Alaudini shprehu urimet për shërimin e shpejtë të bashkëshortit të saj, në mënyrë që ajo të ketë mundësi t’i bashkohet Big Brother-it më vonë.