Skip to content

Pas konfirmimit të BBVA 5, Sara Hoxha thyen heshtjen për rikthimin e Ledion Liços

Pas javësh spekulimesh për një mungesë të mundshme të edicionit të ri, më në fund ka ardhur konfirmimi zyrtar: “Big Brother VIP Albania 5” do të nisë në dhjetor, dhe prezantimin edhe këtë herë do ta mbajë Ledion Liço. Reagimi i parë ka ardhur menjëherë nga bashkëshortja e tij, Sara Hoxha, e cila ka bërë një lëvizje të thjeshtë, por domethënëse në rrjetet sociale.

Nisja e edicionit të ri, gjithmonë e pritur me interes të madh nga publiku, u konfirmua përmes një videoje promocionale të publikuar nga faqja zyrtare e programit në Instagram.

Sara Hoxha, e përfolur së fundmi për një krizë të mundshme në marrëdhënien me Ledionin, ka zgjedhur të reagojë duke ripostuar videon zyrtare, ku shfaqet syri simbol i formatit një gjest i qartë mbështetjeje.

Ajo nuk ka shtuar asnjë koment apo shkrim shoqërues, duke ruajtur tone të ulëta, ndërsa edhe vetë Ledion Liço e ka shpërndarë njoftimin në profilin e tij.

Ky veprim i qetë, por i drejtpërdrejtë i Sarës, duket se mjafton për t’i dhënë fund zërave për tensione apo largime të mundshme, duke treguar se çifti vazhdon të jetë në një linjë të përbashkët për nisjen e sezonit të radhës të BBVA.

Published inUncategorized