Skip to content

Histori në fushë! Ja si festoi Shqipëria pas triumfit mbrëm!

Shqipëria ka shkruar mbrem një faqe të re dhe të artë në historinë e futbollit shqiptar, duke siguruar zyrtarisht kualifikimin në playoff të Kupës së Botës 2026, pas fitores vendimtare 0–1 në transfertë ndaj Andorrës një sfidë ku fitorja ishte e panegociueshme.

Heroi i ndeshjes ishte Kristjan Asllani, i cili në minutën e 67-të dërgoi topin në rrjetë me një goditje të saktë brenda zonës, pas një pasimi fantastik nga Myrto Uzuni. Aksioni ishte shembullor i ndërtuar me qetësi, presion të vazhdueshëm dhe vendimmarrje perfekte duke ndezur entuziazmin e lojtarëve dhe mijëra tifozëve shqiptarë.

Formacioni i drejtuar nga Silvinjo dominoi lojën nga minuta e parë deri në të fundit, kontrolloi ritmin dhe nuk lejoi asnjë rrezik të panevojshëm, duke treguar disiplinë, organizim dhe besim të plotë në objektivin e madh.

Falë këtij trepikëshi jetik, Shqipëria siguron matematikisht vendin në playoff dhe i bashkohet skuadrave që do të luftojnë për një vend historik në Kupën e Botës 2026.

Një arritje madhështore, plotësisht e merituar, që mbush me krenari çdo zemër shqiptare. 🇦🇱❤️

Published inUncategorized